Politike

Sherri i Topallit me PD për Valdrin Pjetrin, kush ia dha ‘TORTËN’ në kohën e demokratëve, njohja me të atin dh

15 Gusht 2019, 13:55 Nga DOSJA
Sherri i Topallit me PD për Valdrin Pjetrin, kush ia dha

TIRANE- Debatit politik për çështjen e Valdrin Pjetrit dhe dënimit të tij në Itali, iu bashkua edhe ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Në një reagim në rrjetet sociale, Topalli sulmonte kryedemokratin Lulzim Basha, se ishte ai njeriu që e solli Pjetrin në bashki.

Përgjigjia iu dha nga PD dega Shkodër, ku akuzohej Topalli, si personi që e promovoi Pjetrin në politikë.

Dosja.al ka mësuar se në kohën kur PD ishte në qeverisje, Jozefina Topalli, si drejtuesja kryesore e PD në Shkodër e emëroi Pjetrin si Specialist në një nga drejtoritë e këtij qarku.

Miqësia e Topallit me babain e Pjetrit, Luigjin, një inxhinier i njohur në Shkodër ka bërë që ajo ta promovojë dhe ta mbështesë figurën e tij.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, Mimi Kodheli, ishte një tjetër emër që i dha një dorë Pjetrit. Në vitin 2013, ai punoi me Kodhelin, e cila e emëroi atë drejtor të Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Me kalimin në PS, karriera e Pjetrit nisi të shkëlqente. Për një kohë të shkurtër ai u emërua si drejtor i Hipotekave, më pas prefekt i Shkodrës, një provë fillestare për të bërë kalimin e tij përfundimtar si kandidat i PS në Shkodër në zgjedhjet e 30 qershorit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dënimi i valdrin pjetrit në itali jozefina topalli valdrin pjetri dënimi i valdrin pjetrit në itali jozefina topalli valdrin pjetri

Sondazh

Poll