Bota

FT+VD/ Zhvillohet nën masa të rrepta sigurie "Parada e Krenarisë" në Serbi! Protestuesit përplasen me Policinë! Reagon BE

LGBTQ+ e kundërshtoi këtë masë dhe e dërgoi një padi në Gjykatën Administrative. Gjykata pas shqyrtimit të çështjes e hodhi poshtë padinë e komunitetit duke lënë në fuqi urdhër ndalimin. Lidhur me këtë fakt reagoi dhe Bashkimi Europian. Ka qenë deputetja Jovana Spremo e cila duke folur nga Parlamenti Europian tha se mosmbajtja do ishte një pikë kthese në rrugën e integrimit të Serbisë.

17 Shtator 2022, 16:38 Nga e.k
FT+VD/ Zhvillohet nën masa të rrepta sigurie "Parada e
Pamje nga "parada e krenarisë"

SERBI- Është zhvilluar me tensione të forta "Parada e Krenarisë" e komunitetit LGBT në Serbi. Ata u mblodhën sot në sheshin kryesor të Beogradit për të vijuar ecjen tradicionale të Paradës e cila u shty pasi shumë protestues që kundërshtojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ protestuan dhe u konfortuan me Policinë.

FT+VD/ Zhvillohet nën masa të rrepta sigurie "Parada e

Policia pesë ditë më parë njoftoi anullimin e paradës pas informacioneve për trazira dhe dhunë nga kundërshtarët e komunistetit LGBTQ+. Ndërsa me anë një njoftimi ministria e Brendshme e serbisë u shpreh se një masë e tillë ndaluese bëhet për sigurinë e atyre që do të protestojnë por edhe të qytetarëve të tjerë të cilët mund të gjendeshinj në rrugë në atë orar dhe mund të përfshiheshin në skenate  dhunës. 

FT+VD/ Zhvillohet nën masa të rrepta sigurie "Parada e

LGBTQ+ e kundërshtoi këtë masë dhe e dërgoi një padi në Gjykatën Administrative. Gjykata pas shqyrtimit të çështjes e hodhi poshtë padinë e komunitetit duke lënë në fuqi urdhër ndalimin. Lidhur me këtë fakt reagoi dhe Bashkimi Europian. Ka qenë deputetja Jovana Spremo e cila duke folur nga Parlamenti Europian tha se mosmbajtja do ishte një pikë kthese në rrugën e integrimit të Serbisë.

“Në kapitullin 23, i cili është një nga kapitujt më të rëndësishëm, pasi që i referohet gjyqësorit dhe të drejtave themelore, Serbia, ndër të tjera, ka marrë përsipër t'u ofrojë mbrojtje të barabartë komuniteteve pakicë në vend siç bëjnë vendet e BE-së”, thotë Jovana. Spremo, koordinator i grupit të punës për kapitullin 23 të Konventës Kombëtare të BE-së.

Euronews Serbia pyeti gjithashtu raportuesin e PE-së për Serbinë, Vladimir Bilčik, për Europride dhe detyrimet nga Kapitulli 23.

"Më shumë eurodeputetë planifikojnë të jenë në Beograd të shtunën. Është një ngjarje e madhe, tashmë ka filluar. Është një javë ngjarjesh. Është një festë e madhe e diversitetit, vlerave evropiane. Është mundësia e parë e madhe për Evropën Juglindore për të treguar solidaritet. Kjo është një mundësi e rëndësishme dhe shpresoj se do të shfrytëzohet”, tha Vladimir Bilçiq, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë.

Protesta të shumta janë shënuar në vend. Një grup kundërshatrët të komunitetit kanë protesatuar sot ku dhe janë konfortua fizikisht me Policinë. Deri më tani 31 persona janë shoqëruar në Polici. Në videot e publikuara nga mkediat serbe shihet se si turma e njerëzve përleshet me Policinë të cilët kanë rrethuar gjhithë zonën. Ndërkohë Prokuroria ka njoftuar se ata që kundërshtojnë Policinë do të mbahen në paraburgim për 48 orë.

Më herët kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq bëri të ditur se "Parada e Krenarisë" mund të mbahet por duhet të merren të gjitha masat për ruajtjen e tyre.

FT+VD/ Zhvillohet nën masa të rrepta sigurie "Parada e

Ndërkohë siç raportojnë mediat serbe ka nisur grumbullimi i anëtarëve të komunitetit dhe Policia ka lejuar që ata të nisin marshimin. Ata shihen të veshur me ngjyart e flamurit të LGBTQ+ si dhe mbajnë një flamur gjigand që pritet ta hapin në sheshin qëndror.

serbi komunitetit lgbt

Sondazh

Poll

Bota 17 Shtator 2022, 16:58 F.M

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për t&eu...