Aktualitet

“Çmendet” pronari i restorantit në Borsh, sulmon turistët spanjollë se s’u pëlqeu shërbimi (VD)

15 Gusht 2019, 13:52 Nga DOSJA
“Çmendet” pronari i restorantit në Borsh, sulmon

SARANDË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Borsh, pasi një pronar lokali ka sulmuar klientët e tij. Edhe pse ligji i pashkruar i biznesit thotë se “klienti ka gjithmonë të drejtë”, këtë herë ky ligj është shkelur.

Një grup turistësh spanjollë që ishin ulur për të ngrënë një drekë në një restorant në Borsh, kanë hasur në sulm të pronarit të biznesit. Ata janë ankuar për shërbimin, pasi sipas tyre nuk ishte në lartësinë duhur, nuk kanë marrë përgjigje, por janë sulmuar.

Ata kishin tentuar të largoheshin nga lokali, por pasi kanë hipur në furgonin e tyre, janë ndjekur nga pronarët e lokalit, të cilët mësohet se kanë goditur me grushte turistët. Më tej sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ata janë sulmuar dhe me armë të ftohta.

Por pas një përleshje me pronarët e restroantit dhe tentativës për t’u larguar sërish, ata për fat të mirë kanë hasur një patrullë të FNSH-së, e cila ka ndërhyrë mënjeherë duke u ardhur në ndihmtë.

Raportohet se forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve. Brenda furgonit ishin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pronari i restorantit ne borsh turistet spanjoll turizmi ne shqiperi pronari i restorantit ne borsh turistet spanjoll turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll