Bota

'Jam hacker'/ Punonjësit marrin SMS, hakohet rrjeti kompjuterik i taksive Uber

Stafi i Uber-it u lajmërua që të mos përdorte aplikacionin e mesazheve në vendin e punës Slack.

17 Shtator 2022, 08:56 Nga A.B
'Jam hacker'/ Punonjësit marrin SMS, hakohet rrjeti kompjuterik i
Uber

SHBA- Rrjeti kompjuterik i Uber është hakuar. Kompania e taksive tha se po heton pasi disa sisteme të brendshme të komunikimit dhe inxhinierisë ishin komprometuar. Stafi i Uber-it u lajmërua që të mos përdorte aplikacionin e mesazheve në vendin e punës Slack.

Pak para se sistemi Slack të dilte jashtë funksioni, punonjësit e Uber morën një mesazh që thoshte: “Ju njoftoj se jam një haker dhe Uber ka pësuar një shkelje të të dhënave”.

Dukej se hakeri më vonë ishte në gjendje të fitonte akses në sisteme të tjera të brendshme, duke postuar një foto të qartë në një faqe informacioni të brendshëm për punonjësit.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë tregues se flota e automjeteve të Uber, klientët e saj ose të dhënat e pagesave janë prekur nga hakimi.

Burimi: BBC

hackohet uber

Sondazh

Poll