Bota

Kërkesa e 3 shteteve për liberalizimin e vizave për Kosovën, Robelli: Padrejtësisë po i vjen fundi

Robelli deklaron se nuk është koha për urime por për të marrë frymë thellë e për të kujtuar vitet e poshtërimit që ka kaluar Kosova nga poshtërimi i vizave. 

17 Shtator 2022, 07:42 Nga A.B
Kërkesa e 3 shteteve për liberalizimin e vizave për Kosovën,
Enver Robelli

KOSOVË- Gazetari Enver Robelli shkruan se padrejtësisë që iu është bërë Kosovës ndër vite po i vjen fundi. Përmes një reagimi të bërë në rrjetet sociale, Robelli shkruan se me shumë gjasa drama e Kosovës për vizat Schengen do të marrë fund. Ai shton se nuk është koha për urime por për të marrë frymë thellë e për të kujtuar vitet e poshtërimit që ka kaluar Kosova nga poshtërimi i vizave. 

POSTIMI:

Një padrejtësie duket se po i vjen fundi...Më shumë se 30 vjet kanë kaluar prej se qytetarët e Kosovës duhet të presin në radhë para ambasadave të vendeve perëndimore për t’u pajisur me vizë. Njëra ndër fjalitë më të përsëritura në Kosovë është “viza e Schengenit”. Qindra miliona euro janë paguar nga qytetarët e Kosovës për të marrë një vizë. Mijëra qytetarë të Kosovës janë dëshpëruar kur s’kanë arritur të marrin një termin për të siguruar vizë për vendet e “zonës së Schengenit”. Kësaj padrejtësie duket se po i vjen fundit – deri në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm! Nuk është kohë për urime. Është kohë për të marrë frymë thellë dhe kujtuar me përbuzje vitet e poshtërimit nga regjimi i vizave. Nëse nuk ndodh ndonjë hata (në këtë botë me plot kthesa të papritura), drama kosovare me vizat e Schengenit me gjasë po merr fund. Tri prej shteteve më të rëndësishme të BE-së - Gjermania, Franca dhe Polonia - sot kanë dhënë sinjale të qarta e bindëse se regjimi i padrejtë i vizave ndaj qytetarëve të Kosovës do të hiqet së shpejti.

Ky reagim vjen pasi Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë kërkuar progres për liberalizim të vizave për Kosovën.

enver robelli

Sondazh

Poll