Bota

Orban "kërcënon" BE-në, Kryeministri hungarez: Të rishikojmë anëtarësinë pas 2030-s. Europianët janë 'xhuxha'

I pyetur për politikën e sanksioneve kundër Rusisë, Orbán vuri në dukje se evropianët janë "xhuxhë" të energjisë që vendosin sanksione ndaj një gjiganti ekonomik, ndërsa theksoi se këto sanksione dëmtojnë të gjithë.

16 Shtator 2022, 22:54 Nga k.m.
Orban "kërcënon" BE-në, Kryeministri hungarez: Të
Viktor Orban

BEOGRAD- "Është e lehtë të përshtatësh politikën e sanksioneve nga Parisi, Brukseli dhe Berlini, por ne jemi më afër vendit të sanksionuar - Rusisë, dhe kushdo që është më afër vuan më shumë, kështu që nuk është për t'u habitur që qëndrimi hungarez është 2000 kilometra larg nga Brukseli,”- tha kryeministri i Hungarisë Viktor Orban gjatë vizitës në Serbi.

Kryeministri hungarez tha se "hungarezët dhe serbët kanë një punë të përbashkët - të mbrojnë derën jugore të Evropës", dhe se kanalet e migrantëve duhet të drejtohen në një kanal specifik të Istrias. I pyetur për politikën e sanksioneve kundër Rusisë, Orbán vuri në dukje se evropianët janë "xhuxhë" të energjisë që vendosin sanksione ndaj një gjiganti ekonomik, ndërsa theksoi se këto sanksione dëmtojnë të gjithë.

Filiali hungarez i Radios Evropa e Lirë, që citon burime nga bisedimet, shkruan se Orban tha gjithashtu në takimin kokë më kokë me Vuçiç se anëtarësia e Hungarisë në BE duhet të rishikohet pas 2030-s. Ai tha se është dëshira e Hungarisë për të ndryshuar politikën e sanksioneve, që sipas tij është më e dhimbshme për Evropën sesa për Rusinë./VOA

viktor orban viktor orban ne serbi

Sondazh

Poll