Bota

Kriza energjetike/ Bloomberg: Skenari dramatik në Evropë - Pse moti është "kyç"

Ky është një skenar hipotetik - dhe në të njëjtën kohë dramatik - por një nga qeveritë në Evropë tashmë po përgatitet për kulmin eventual të krizës energjetike , që mund ta çojë situatën në... ekstrem.

16 Shtator 2022, 22:15 Nga k.m.
Kriza energjetike/ Bloomberg: Skenari dramatik në Evropë - Pse moti
Foto ilustruese

“Është dhjetor. Temperaturat janw tw ulwta. Familjet duhet të ngrohen, të gatuajnë, të lajnë rrobat, të shikojnë TV. Por operatori i rrjetit elektrik ka probleme me mbajtjen “të hapur” të çelësave. Tashmë është ndërprerë furnizimi për disa përdorues të mëdhenj industrialë. Megjithatë, ofruesi duhet të marrë masa edhe më drastike, ndërprerjen e energjisë elektrike në zona të caktuara, për të shmangur një kolapsi total të sistemit”. 

Ky është një skenar hipotetik - dhe në të njëjtën kohë dramatik - por një nga qeveritë në Evropë tashmë po përgatitet për kulmin eventual të krizës energjetike , që mund ta çojë situatën në... ekstrem. Të mërkurën, agjencia e energjisë e Francës la të hapur mundësinë e reduktimit të konsumit disa herë gjatë dimrit për të parandaluar ndërprerjet e energjisë. Finlanda po mendon të bëjë të njëjtën gjë. 

"Realiteti është se nuk ka gaz të mjaftueshëm në Evropë,"-thotë Ed Birkett, kreu i energjisë në institutin britanik të mendimit Onward. “Nëse kërkesa nuk frenohet, bizneset do të largohen me forcë nga rrjeti. Dhe në skenarin ekstrem, e njëjta gjë do të ndodhë me familjet,”- shton ai, duke folur për agjencinë Bloomberg

Shumë, sigurisht, do të varet nga moti i muajve në vijim. Një ndryshim i vogël në temperaturë mund të ndryshojë ndjeshëm nevojat për energji. Në Francë, për shembull, një rënie e temperaturës me një gradë Celsius mund të rrisë kërkesën për energji me 2,400 megavat. Kjo do të thotë, dy nga 56 reaktorët bërthamorë të vendit do prodhojnë. 

Të mërkurën, Komisioni Evropian propozoi një reduktim të përgjithshëm prej 10% të energjisë elektrike, si dhe një reduktim të detyrueshëm prej 5% të energjisë elektrike gjatë orëve të pikut. 

Por ka edhe faktorë të tjerë që luajnë një rol kyç. Vera e thatë ka ndikuar negativisht në hidrocentralet në Evropë, përfshirë Norvegjinë, e cila është një nga furnizuesit kryesorë të energjisë së BE-së. Dhe kjo “ngjesh” edhe më shumë rezervat që edhe tashmë janë në ekstreme. 

kriza prej luftes kriza energjitike

Sondazh

Poll