Aktualitet

Email-i anonim i “stafit” të Digitalb, kush fshihet pas luftës për pushtet, pse firmëtarët nuk u prezantuan?

15 Gusht 2019, 13:39 Nga DOSJA
Email-i anonim i “stafit” të Digitalb, kush fshihet pas

TIRANË- Qysh prej ditës së djeshme, një email i një grupi personash që vetëquhen si stafi i larguar i Digitalb, ka qarkulluar në mediet sociale. Një email, që ka si adresë “stafidigialb”, iu është dërguar aksionerëve të kompanisë, si Vjollca Hoxha, Aleksandër Frangaj, e Samir Mane ku ata paralajmërojnë edhe një protestë për shqetësimet e tyre lidhur me drejtimin e “Digitalb”.

Ajo që të tërheq vëmendjen është padyshim fakti se personat e shqetësuar kanë qëndruar anonimë, dhe se letra është publikuar nga vetë personat që e kanë dërguar atë.

Mes të tjerash, në  këtë email thuhet se kompania ka flakur në rrugë “drejtora ekzekutivë”, duke risjellë në lojë emrin e ish-drejtorit të Digitalb, Alban Jaho.

Pas botimit të kësaj letre, burime jozyrtare i thanë Dosja.al, se letra është hartuar nga ish-drejtues të Digitalb, me synim shndërrimin e një letre publike dhe që përfaqëson të gjithë të larguarit nga kompania.

Por si qëndron e vërteta? Pse në këtë letër, më shumë se projekti i kompanisë, theksohet fati i një ish-drejtori të larguar që sipas “stafit” është hedhur në rrugë?

Ish-administratori i Digitalb, Alban Jaho u shkarkua me bujë disa muaj më parë, dhe kompania po e ndjek çështjen me të në gjykatë, pasi e akuzon për vjedhje.

Gjykata i ka ngrirë Jahos edhe 3% e aksioneve, duke i shkëputur kështu çdo lidhje me Digitalb. Email-i i shpërndarë në media, nuk ka asnjë firmë të vetme, duke hedhur dyshimet se edhe mund të përdoren mediat, për qëllime të panjohura për publikun, por jo për protagonistët që e kanë marrë atë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban jaho digitalb proteste ndaj aksionereve te digitalb alban jaho digitalb proteste ndaj aksionereve te digitalb

Sondazh

Poll