Bota

Putin flet me kryeministrin indian: Duam që lufta në Ukrainë të mbaroj sa më parë

Aljazeera shkruan se Putin gjatë bisedës me kryeministrin Narendra Modi ka shtuar se ai e kupton se India ka shqetësime për luftën.

16 Shtator 2022, 19:02 Nga I.A
Putin flet me kryeministrin indian: Duam që lufta në Ukrainë
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë kryeministrit të Indisë se ai dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Aljazeera shkruan se Putin gjatë bisedës me kryeministrin Narendra Modi ka shtuar se ai e kupton se India ka shqetësime për luftën.

“Unë e di për pozicionin tuaj për konfliktin në Ukrainë dhe i di për shqetësimet tuaja. Ne duam që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha presidenti rus Narendra Modi gjatë një takimi në margjinat e samitit të SCO-së në Uzbekistan.

Anëtarët e përhershëm të SCO-së, përveç Indisë, përfshijnë Kinën, Rusinë, Pakistanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin. Putin, i cili gjithashtu ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin kinez Xi Jinping në samit, të mërkurën pranoi shqetësimet e Pekinit për luftën.

lufta ukraine-rusi vladimir putin narendra modi

Sondazh

Poll