Bota

Atentati ndaj Vladimir Putin? Kremlini hedh poshtë pretendimet: Nuk është e vërtetë

I pyetur nëse raportet, të cilat qarkulluan fillimisht në një kanal në Telegram "General" SVR ishin të sakta, Peskov u përgjigj, "Jo". 

16 Shtator 2022, 18:31 Nga e.k
Atentati ndaj Vladimir Putin? Kremlini hedh poshtë pretendimet: Nuk
Dimitri Peskov

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka mohuar pretendimet se ka pasur një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

I pyetur nëse raportet, të cilat qarkulluan fillimisht në një kanal në Telegram "General" SVR ishin të sakta, Peskov u përgjigj, "Jo". 

Më 14 shtator u raportua Presidenti rus, Vladimir Putin mund të ketë qenë shënjestër e një atentati dhe se gomat e përparme të limuzinës me të cilin ai po udhëtonte shpërthyen. "Daily Mali" shkruan se Presidenti rus nuk u dëmtua nga ky shpërthim dhe se autoritetet kanë bërë një sërë arrestimesh, ndërsa anëtarët e gardës personale të Putinit janë shkarkuar për shkak se lëvizjet e tij u bënë të njohura. Informacioni specifik fillimisht u transmetua nga rrjeti anti-rus General SVR.

vladimir putin

Sondazh

Poll