Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën
Të tria vendet kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

KOSOVË- Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët të publikuar të premten nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, kanë bërë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Telegrafi shkruan se përveç vizave, në këtë deklaratë përmendet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Të tria vendet kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.
“Ne mbështesim plotësisht BE-në, e cila udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugën e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon. Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit si një mjet shtesë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor; ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal. Duke pasur parasysh rëndësinë që i kushtojmë rajonit dhe si shenjë e mbështetjes sonë të përbashkët, ne kemi rënë dakord për një vizitë trepalëshe në këtë rajon dhe avokojmë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis BE -së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.
Tutje, në deklaratë rikonfirmohet angazhimi i tri shteteve ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca, Gjermania dhe Polonia mirëpresin përparimin e arritur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ne jemi të gatshëm të mbështesim proceset e reformave në rajon, ku përparimi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe në pajtimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, është i një rëndësie të veçantë”, thuhet mes tjerash.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili me anë të një postimin në Twitter shkruan se e mirëpret deklaratën që sipas tij tregon përkushtimin e Bashkimit Europian për zgjerimin.
“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të ëeimarit”, shkruan Kurti.
Sondazh
Mali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Abazoviç udhëton drejt SHBA-ve, pritet të takohet me zyrtarë të DASH
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Mali të Zi, Dritan Abazoviç udhëtoi për në Shtet...
Pensionisti vret shokun e tij: Më vodhi lekët, hoqa një barrë
Foto ilustruese ITALI- “Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë euro cash. Hoqa një barrë,”-kështu th...
Shtëpia e Bardhë organizon takim të nivelit të lartë kundër urrejtjes
Joe Biden SHBA- Në një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë të enjten që kishte në qe...
OKB: Raportet për varrezë masive në Izium të Ukrainës, “tronditëse”
Foto ilustruese Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar të vizitojë rajonin ukrainas ku raportohet se ësht&eum...
Mali i Zi, nuk arrihet marrëveshja për qeverinë e re
Foto ilustruese Nuk ka marrëveshje për qeverinë e ardhshme të Malit të Zi edhe pas raundit të shtatë të bisedimeve ...
VIDEO/ Përfshihet nga flakët ndërtesa 42-katëshe në Kinë! Zjarri "pushton" godinën
Ndërtesa e përfshirë nga flakët KINË- Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesën më shumë se ...
Tërmet i fortë shkund Greqinë, ku ishte epiqendra
Foto ilustruese GREQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 4,2 të shkallës Rihter ka lëkundur Greqinë fqinje k&eum...
Si e mësoi Charles se Mbretëresha po vdiste, mori telefonatë urgjente, pastaj 'pllakosi' heshtja
Mbreti Charles III BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III u informua për përkeqësimin e shëndetit të nënës së tij, mbr...
FOTO+VIDEO/ Uji "pushton" rrugët! Rëndohet bilanci nga përmbytjet në Itali, 4 persona ende të zhdukur mes tyre 2 fëmijë
Pamje nga përmbytjet në Itali ITALI- Vijon të rëndohet bilanci i përmbytjeve katastrofike në Marche të Italisë...
Presidenti kinez bën thirrje për më shumë “besim politik” mes Kinës dhe Turqisë
Jinping dhe Putin UZBEKISTAN- Presidenti kinez, Xi Jinping, është takuar të premten me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, duke b&eu...
