Bota

Zvicra lë mënjanë neutralitetin dhe bashkohet me BE-në! Heq lehtësimet në regjimin e vizave për rusët

BE ndërmori një hap të ngjashëm më herët, duke pezulluar një marrëveshje për lehtësimin e vizave me Rusinë, por duke mos lejuar një ndalim më të gjerë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

16 Shtator 2022, 17:58 Nga e.k
Zvicra lë mënjanë neutralitetin dhe bashkohet me BE-në! Heq
Flamuri ukrainas dhe flamuri zvicerian

ZVICËR- Dhe pse ka kwrkuar gjithmonw qw tw qwndrojw neutrale Zvicra të premten u rreshtua me Bashkimin Evropian në pezullimin e një marrëveshjeje të vitit 2009 që lehtëson rregullat për të hyrë në vendin alpin për qytetarët rusë.

“Pezullimi i marrëveshjes nuk do të thotë një ngrirje e përgjithshme e vizave për rusët, por përkundrazi ata do të duhet të përdorin procedurën e zakonshme të vizave për të hyrë në Zvicër”, tha në një deklaratë këshilli federal i Zvicrës.

BE ndërmori një hap të ngjashëm më herët, duke pezulluar një marrëveshje për lehtësimin e vizave me Rusinë, por duke mos lejuar një ndalim më të gjerë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Zvicra neutrale ka miratuar pothuajse të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë, të cilin Moska e përshkruan si një "operacion special ushtarak" për të çarmatosur fqinjin e saj.

zvicer rusi lufta ne ukraine

Sondazh

Poll