Epidemi e gripit të derrit në Shqipëri?! Ministria e Bujqësisë flet hapur
15 Gusht 2019, 12:15Nga DOSJA
TIRANË – Sëmundja e gripit të derrit e cila u shfaq një vit më parë në Afrikë ka prekur një sërë shtetesh në botë. Para disa javësh qindra mijëra derra të butë janë vrarë në Bullgari për shkak të përhapjes së sëmundjes ngjitëse, ndërsa së fundmi epidemia është afruar më shumë duke prekur edhe Serbinë, çka ka bërë që Maqedonia e Veriut të bllokojë importin nga ky shtet.
Ndërsa potencialisht në rrezik është edhe vendi ynë. Gjatë vitit 2018 Shqipëria ka importuar 8760 ton derra të gjallë me vlerë 1.5 miliardë lekë dhe 10.366 ton mish derri, në vlerë monetare prej rreth 2 miliardë lekësh.
Ndërkohë që edhe në gjysmën e parë të vitit janë importuar rreth 4 mijë ton mish derri çka e bën Shqipërinë vend potencial për mbartjen e virusit. Shtetet e prekura deri më tani janë Bullgaria Rumania, Serbia, Sllovakia, Kroacia nga të cilat importohet rregullisht.
Konkretisht Shqipëria importon derra të gjallë nga Greqia, Kroacia, Hungaria, Hollanda, Rumani, Bullgaria, Sllovakia, dhe mish derri nga Brazili, Kanadaja, Italia, Belgjika, Hollanda, Austria, Zvicra, Gjermania, Egjipti, Greqia, Polonia, SHBA. Të kontaktuar nga TV SCAN, burime zyrtare pranë Ministrisë së Bujqësisë bëjnë me dije se nuk ka vend për alarm pasi deri më tani nuk është konstatuar ansjë rast në vendin tonë.
Sipas këtij institucioni, Ministria e Bujqësisë ka grupe të gatshme që monitorojne situatën dhe zonat që mund të ketë rrezik për shfaqeje të epidemisë, dhe nëse do të ketë raste, do të zbatohen procedurat sipas manualeve të sigurisë.
Ndërkaq Ministria ka nxjerrë një urdhër për ndalimin përkohësisht të importit të mishit dhe derrave të gjallë nga vendet e prekura dhe AKU po monitoron situatën. Për herë të fundit, epidemia e gripit të derrit në vendin tonë është shfaqur në vitin 2004.
POLONI- Shteti polak ka nderuar majorin shqiptar të rënë në krye të detyrës, Klodian Tanushi më 10 maj 2019 në Letoni. Polonia i ka dorëzuar familjes “Medaljen ...
KOSOVË– Duket se pas ndarjes me Kejsin, reperit Arkimed Lushaj nuk po i ndahen fatkeqësitë. Teksa ka qenë duke udhëtuar në rrugët e Kosovës është përfshirë...
Detaje të reja zbulohen për të riun shqiptar që u vra me 6 plumba dje në Volfsburg të Gjermanisë. Keidi Pasha, 16 vjeç nga Burreli, u ekzekutua teksa po ...
Alores, reperi i famshëm shqiptar i njohur dhe për bashkëpunimin e tij me Çiljetën, është aksidentuar rrugës për në Dhërmi, por fatmirësisht është jashtë...
TIRANE– Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori i mirënjohur, Gjergj Xhuvani. Regjisori dha frymën e fundit në Romë, teksa ndodhej ...
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se personi që është ekstraduar ditën e sotme nga Milano është Emiljan Sinjari. 27-vjeçari akuzohet se 2016-2017, ai në ba...
DURRËS- Dhjetra qytetarë janë përballur me temperaturat e larta në zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike, ku presin të pajisen me dokumentet e ide...
Aktualitet15 Gusht 2019, 09:34
Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, i ka kushtuar sërish një shkrim krimit shqiptar dhe kanabisit. Gazeta e nis shkrimin me operacionin e disa ditëve më parë...