Aktualitet

VD-Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Kukës

Personi me inicialet D. M. do t’i ndihmonte shtetasit e huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.

15 Shtator 2022, 13:58 Nga A.B
VD-Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, shpallet në
Emigrante

KUKËS- Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Personi me inicialet D. M. do t’i ndihmonte shtetasit e huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Ai do të hetohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. 

NJOFTIMI:

Goditet një rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, shpallet në kërkim 40-vjeçari. Shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë vijuar kontrollet për këtë qëllim. Në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi", shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin D. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre, por është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Breg Lum, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin transportonte 10 shtetas të huaj.Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi D. M. do t’i ndihmonte shtetasit e huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. M., 40 vjeç, banues në fshatin Breg Lum, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

emigrante te paligjshem kukes

Sondazh

Poll