Bota

Kryeredaktori i gazetës ruse vdes papritur gjatë një udhëtimi pune, aleati i fundit i Putinit që ndërron jetë në rrethana misterioze

Gazetari 68-vjeçar po udhëtonte për në qytetin e Khabarovsk me kolegët e gazetës kur humbi ndjenjat. Fjalët e fundit të Sungorkinit para rënies raportohet se kanë qenë "le të shkojmë të gjejmë një vend të mirë për të ngrënë".

15 Shtator 2022, 10:10 Nga d.a.
Kryeredaktori i gazetës ruse vdes papritur gjatë një
Sungorkin dhe Putin

RUSI- Teori të reja konspirative janë ndezur në Rusi nga vdekja e papritur nga një "goditje" e kryeredaktorit të gazetës Komosomolskaya Pravda gjatë një udhëtimi pune. Vladimir Sungorkin thuhet se po shfaqte shenja "asfiksie" kur u gjet i vdekur të mërkurën.

Sipas Dailymail, gazetari 68-vjeçar po udhëtonte për në qytetin e Khabarovsk me kolegët e gazetës kur humbi ndjenjat. Fjalët e fundit të Sungorkinit para rënies raportohet se kanë qenë "le të shkojmë të gjejmë një vend të mirë për të ngrënë".

Sipas kolegut të tij Leonid Zakharov, tre minuta pasi u shua, Sungorkin filloi të shfaqte simptoma të gulçimit, kështu që ata e nxorrën jashtë për të marrë pak ajër. Por, tha ai, askush nuk mund ta shpëtonte në fund të fundit me mjekun që ekzaminoi trupin e tij duke njoftuar se vdekja ishte për shkak të një ataku kardiak. 

Vdekja e gazetarit është më e fundit në një varg vdekjesh të aleatëve të Putinit, të cilët kanë dhënë frymën e fundit në rrethana misterioze. I fundit në këtë listë tragjike është 39-vjeçari Ivan Pechorin i cili vdiq pasi u rrëzua nga një anije në Vladivostok.

vdes vladimir sungorkin vladimir putin leonid zakharov ivan pechorin

Sondazh

Poll