Vrasja e babë e bir në Elbasan, Klajdi Dokoli mohoi njohjen me Florenc Çapjan. FOTOJA e "tradhëtoi"
Dokoli ju përgjigj pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, duke përjashtuar se ka pasur shoqëri apo njohje me personat e tjerë bashkë të pandehur në këtë proces gjyqësor.
Pas një pauze në pushimet e muajit Gusht, seanca gjyqësore kundër Ervis Bardhit, Etien Canit, Ardjan e Florenc Çapjas, dhe Jorgo Lekut, ka vijuar këtë të mërkurë me dëgjimin e dëshmisë së njërit prej të pandehurve, Klajdi Dokoli. I riu akuzohet nga prokuroria e posaçme SPAK, se ka qenë pjesë e grupit të personave të mësipërm që ekzekutuan në 15 gusht 2012 në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirin. Gjatë gjithë rrëfimit të tij para gjykatës së posaçme, Klajdi Dokoli, ka pretenduar se në asnjë moment nuk ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë. Madje ai tregoi se s’ka pasur njohje dhe shoqëri me të pandehurit e tjerë, si Florenc Çapja, Ardjan Çapja, Jorgo Lekun dhe dy të akuzuarit e tjerë në këtë proces.
Dokoli ju përgjigj pyetjeve të prokurorit Behar Dibra, duke përjashtuar se ka pasur shoqëri apo njohje me personat e tjerë bashkë të pandehur në këtë proces gjyqësor. Por ndryshe nga sa pretendoi Dokoli, rezulton se në një postim të datës 22 qershor 2013 në profilin e tij në “Facebook”, i pandehuri shfaqet në një foto me Florenc Çapjan dhe Ardit Sinakollin.
I pandehuri mohoi dhe njohjen me Ardjan Çapjan, duke pretenduar se këtë person e kishte parë për herë të parë në një emision televiziv, ku është publikuar fotoja e tij me kryeministrin, Edi Rama. Ndërsa emrin e Florenc Çapjas, e kishte parë për herë të parë në një dokument, gjatë periudhës kur punonte tek kolaudimi i makinave duke mohuar se e kishte parë ndonjeherë si fytyrë.
Sipas prokurorisë SPAK, Dokoli konsiderohet si lidhje shoqërore e Çapjave dhe emri i tij, ka dalë nga dëshmia e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Ervis Bardhi, i cili u ka treguar prokurorëve se pjesë e skuadrës se vrasjes të babë e bir, ka qenë dhe i riu, Klajdi Dokoli. Ndërsa sipas Bardhit, Dokoli ka mbajtur rolin e vëzhguesit të banesës së dy viktimave. Por në dëshminë e tij në gjykatë, Dokoli ka pohuar se nuk ka njohur asnjë nga viktimat.
Në rrëfimin e dhënë mesditën e sotme në gjykatë, i pandehuri Dokoli, u ankua se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe jeta e tij ka qenë e lidhur shumë me spitalet.
Madje ai i kërkoi gjykatës disa minuta pushim, pasi realisht nuk e ndjente veten mirë./Oranews
Sondazh
“S'e them emrin, kam frikë nga hakmarrja”/ Drogë nga Barcelona në Itali, shqiptari kapet me 20 kg lëndë narkotike në Francë
Foto ilustruese FRANCË- Një shtetas me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë franceze, pasi u...
Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar për emigrimin e paligjshëm kalon me debate në Kuvend
Bledi Cuci TIRANË- Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila, prezantoi memorandumin para komisionit të Ligjeve dhe atij të S...
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 104 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dhënë të dhënat më të fundit lidhur me pandeminë e koronavirusit n&...
"Destinacioni: Rrugë për në askund"/ Ben Blushi poston FOTO të tjera nga festivali ilegal: I kërkuan!
Pamje nga festivali TIRANË- Ben Blushi ka nxjerrë fotot të tjera nga festivali ilegal "Ilegal Techno". Me anë të një po...
Berisha e akuzon si pjesë të bandës së Aldo Bares, gjyqtari Artan Gjermeni jep dorëheqjen për herë të dytë
Foto ilustruese Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni dorëzoi për herë të dytë brenda pak muajsh kërk...
Sulmet kibernetike, media iraniane nxjerr foton e një tjetër hackeri! Kush fshihet pas drejtimit të grupit të Gardës Revolucionare
Reza Salarvand IRAN- Iran International ka publikuar foton e një tjetër hackeri që thuhet se është pjesë e sulmeve kibernetik...
Sulmet kibernetike/ Irani "pendohet": I ofrojmë ndihmë Shqipërisë! Gati një grup ekspertësh
Foto ilustruese TIRANË- Mund të duket ironike por ja që është e vërtëtë. Irani i ka ofruar ndihmë Shqip&e...
Këshilli i Ministrave merr vendimin, hiqen vizat me Kazakistanin
Kryeministria TIRANË- Vizat me Kazakistanin janë hequr. Me vendim të Këshillit të Ministrave, sot u miratua propozimi pë...
ME VIDEO- Pamje të rënda nga Kukësi! Qeni lidhet në pemë derisa të ngordhë
Qeni i ngordhur në Kukës KUKËS- Një tjetër rast abuzimi me kafshët është shënuar në Kukës. Pamje t&e...
IMT prish godinën e Folie Terrace te Kalaja, 'clubi': Do rihapemi së shpejti me vendodhje të re
Prishja e Folie Terrace TIRANË- Godina ku ndodhej "clubi" Folie Terrace është prishur mbrëmjen e djeshme nga Inspektoriati i Mbrojtjes ...
