Bota

VIDEO/ Gruaja merr peng bankën që i mohonte tërheqjen e kursimeve nga llogaria e ngrirë

Ajo kërkonte kursimet e saj që i kishte futur në atë bankë pasi i duheshin për të paguar shpenzimet spitalore të motrës së saj të sëmurë.

14 Shtator 2022, 19:04 Nga e.k
VIDEO/ Gruaja merr peng bankën që i mohonte tërheqjen e kursimeve
Autorja në momentin kur merr paratë nga banka

LIBAN- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytetin Libanez Beirut. Një grua ka mbajtur peng sot stafin e një banke duke i kërcënuar me armë. Ajo kërkonte kursimet e saj që i kishte futur në atë bankë pasi i duheshin për të paguar shpenzimet spitalore të motrës së saj të sëmurë.

Pas afro një ore ajo ishte larguar me rreth 13,000 dollarët e saj ndërkohë nuk është e qartë nëse është arrestuar.

Ndërkohë pak më vonë një burrë mbajti peng një bankë në qytetin tjeter libanez Aley, në një tentativë të ngjashme për të marrë kursimet e tij.

Këto janë dy incidentet më të fundit të këtyre javëve teksa zemërimi publik po zien në Liban, ku bankat kanë vendosur kufizime të tërheqjeve prej asaj që quajnë ‘krizë ekonomike’. Tërheqjet e valutave të huaja janë kufizuar prej vitit 2019, kur nisi një krizë e rëndë e paundit libanez.

Gjatë incidentit gruaja transmetoi një video direkte të vetes ku kërkonte tërheqjen e kursimeve të familjes të saj.

Pasi një tjetër grua i thotë se ‘janë tërhequr fondet’ dhe një burrë i jep qesen me dollarë, ajo dëgjohet që thotë në video: “Unë jam Sally Hafez. Kam ardhur sot për të tërhequr paratë e time motre, e cila është duke vdekur në spital”.

“Nuk kam ardhur të vras apo të qëlloj njeri kam ardhur për të drejtën time.”


Gruaja dhe një bashkëpunëtor i saj besohet se u larguan nga një dritare e pasme e bankës para se të vinin forcat e sigurisë. Ata shtonin se arma e saj ishte nje pistolete loder.

Më vonë një grua që pretendon se është nëna e Sally Hafez tha për rrjetin AlJadeed  se ishte detyruar të vepronte për të paguar kurat e kancerit të së motrës.

Burime të sigurisë thanë për Reuters  thanë se in incidentin tjetër, një burrë i armatosur që hyri në bankën Bankmed në Aley kishte marrë gjithashtu $30,000 nga llogaria e tij e ngrirë, para se të dorëzohej te policia.

Muajin e kaluar gjykata liroi një burrë që kishte marrë peng një tjetër bankë në Beirut për disa orë, për të nxjerrë $35,000 e kursimeve të tij, të cilat tha se i duheshin për faturat e spitalit të të atit.

liban

Sondazh

Poll