Bota

VIDEO/ Bie morali luftarak! Ushtarët rus "braktisin" luftën në Ukrainë

Zyrtarët e shërbimit të inteligjencës amerikane i thanë Washington Post se presin një tërheqje të mëtejshme të forcave të armatosura ruse, e cila sigurisht do të ndikojë në një rënie të moralit luftarak.

14 Shtator 2022, 16:09 Nga e.k
VIDEO/ Bie morali luftarak! Ushtarët rus "braktisin" luftën
Ushtarët rus të dorëzuar

RUSI- Në mes të humbjeve në rritje, ushtarët rusë po refuzojnë masivisht të luftojnë në Ukrainë. Kundër-ofensiva e rrufeshme e Kievit javën e kaluar i shtyu rusët drejt kufirit të verilindjes së vendit.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ushtarë rusë të shtrirë në rrugë "duke e kuptuar pashpresësinë e situatës së tyre", njoftoi shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase, raporton "Jutarnji List" .

 

Britanikët vlerësojnë se 43.000 ushtarë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, shkruan Daily Mail.

Kremlini thuhet se ka ndaluar pagesat për ushtarët e plagosur. Instituti amerikan për studimet e luftës shpjegon se pushtimi radikal ukrainas i territoreve të humbura "mund të ketë ndikuar në gatishmërinë ose aftësinë e komandës ushtarake ruse për të përdorur në kohë njësitë vullnetare të sapoformuara në Ukrainë".

Zyrtarët e shërbimit të inteligjencës amerikane i thanë Washington Post se presin një tërheqje të mëtejshme të forcave të armatosura ruse, e cila sigurisht do të ndikojë në një rënie të moralit luftarak.

Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ishte në kontroll të plotë të një zone të rimarrë. Kievi tha se ushtria dje mori kontrollin e Vovchansk, një qytet vetëm pak kilometra larg kufirit rus që ishte nën pushtim që nga shkurti.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll