Bota

“Mos u kruani, do sulmojmë", reflekton pas deklaratave të bëra dy ditë më parë: Greqia e mori mesazhin për Egjeun

Gjatë fjalimit të tij në Komitetin Qendror të Partisë në pushtet, ministri i Jashtëm turk tha se vendi i tij është përgjegjshëm për të drejtat dhe detyrimet që ka, duket thënë se Ankaraja mori të gjitha masat paraprake, që të mos cenohet integriteti i vendit.

14 Shtator 2022, 18:45 Nga e.k
“Mos u kruani, do sulmojmë", reflekton pas deklaratave të
Mevlut Çavusoglu

TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglou u shpreh sot se Greqi ka marrë mesazhin që Turqia i dërgoi dy ditë më parë në lidhje me Egjeun.

“Të gjithë i dinë të drejtat tona. Ne kemi marrë të gjitha masat paraprake në lidhje me këtë proces. Megjithatë, besoj se edhe Greqia ka marrë mesazhin që ne dërguam ”, tha Mevlut Cavusoglu.

Gjatë fjalimit të tij në Komitetin Qendror të Partisë në pushtet, ministri i Jashtëm turk tha se vendi i tij është përgjegjshëm për të drejtat dhe detyrimet që ka, duket thënë se Ankaraja mori të gjitha masat paraprake, që të mos cenohet integriteti i vendit.

Ministri i Jashtëm turk këmbëngul se pala që nuk respekton traktatet ndërkombëtare që janë nënshkruar në të kaluarën është Greqia dhe jo Turqia.

"Të gjithë i njohin të drejtat tona. Ne morëm të gjitha masat e nevojshme. Por mendoj se Greqia e mori mesazhin që dërguam. Për sa i përket Greqisë, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim. Jemi aty ku ishim. Por Greqia ndryshoi pozicionin e saj. Nëpërmjet taktikës me armatimin e ishujve Greqia po vepron kundër ligjit ndërkombëtar. Reagimi i Turqisë është i justifikuar. Deri më tani, Greqia ka ndjekur gjithmonë një politikë pro-ruse. Për herë të parë Greqia mori anën e SHBA-ve. Dhe kjo po përdoret nga Amerika, sepse Turqia është bërë një fuqi e fortë në rajon, e për këtë arsye Turqia planifikon ta bëjë Greqinë një fuqi të re kundër kësaj fuqie (turke) ”, tha ministri i Jashtëm turk .

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

mevlut çavusoglou

Sondazh

Poll