Bota

Mbyllen hetimet për vrasjen e Diabolik, vrasësi para drejtësisë, por 'porositësi' mbetet mister

Për momentin, edhe pse Prokuroria e Romës i ka mbyllur hetimet, nuk ka një emër. Për momentin në gjyq do të shkojë vetëm argjentinasi, i cili do akuzohet për vrasje me metoda mafioze. 

14 Shtator 2022, 17:40 Nga k.m.
Mbyllen hetimet për vrasjen e Diabolik, vrasësi para
Fabrizio Piscitelli

ITALI- Hetuesit janë të sigurt: argjentinasi Raul Esteban Calderon është personi që vrau Fabrizio Piscitelli, i njohur gjithashtu me nofkën Diabolik. Ai e vrau atë me një të shtënë me armë zjarri në kokë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, në mes të Romës. Por kush është porositësi i vrasjes? Kush dha urdhrin?

Për momentin, edhe pse Prokuroria e Romës i ka mbyllur hetimet, nuk ka një emër. Për momentin në gjyq do të shkojë vetëm argjentinasi, i cili do akuzohet për vrasje me metoda mafioze. 

Katër persona të tjerë janë nën hetim në lidhje me pritën që iu bë Piscitellit; Guido C. dhe Luca DR, kanë siguruar armët dhe mjetet e krimit. Asgjë nuk është konfirmuar ende, por në ditët në vijim do të kryhen hetime për të verifikuar përfshirjen e mundshme të Giuseppe Molissos në vrasjen e Diabolikut.

Calderon akuzohet edhe për një tjetër vrasje, së bashku me Enrico Bennato: atë të Selavdi Shehajt, i njohur si 'Simone'.  Vrasja e tij dyshohet se ka lidhje me një seri vrasjes që nisën më 7 gusht 2019 me vrasjen e Fabrizio Piscitellit. Kjo u pasua nga tentativa për vrasjen e Leandro Bennato më 14 nëntor 2019 dhe disa anëtarëve të tjerë të bandës së Diabolik, me origjinë shqiptare.

Giuseppe Molisso akuzohet si nxitësi i vrasjes, e mendohet se ka porositur argjentinasit Calderon dhe Enrico Bennato, për të mbaruar punët e tij. Por ende nuk ka prova. Në grindjen për kontrollin e shesheve të trafikut të drogës, pas vrasjes së Piscitellit, në plan të parë doli 'narkomani' shqiptar Elvis Demçe, i lidhur gjithashtu në të kaluarën e tij me 'Diabolik'. 

fabrizio piscitelli vrasja e diabolik itali raul esteban calderon

Sondazh

Poll