Politike

PD u financua nga Rusia në 2017-ën, ironizon Paloka: Kur futesh në pazar të blejnë dhe të shesin!

Edi Paloka ka reaguar pas artikullit të Zërit të Amerikës, i cili shkruan se PD është financuar nga Rusia në vitin 2017

14 Shtator 2022, 10:22 Nga A.B
PD u financua nga Rusia në 2017-ën, ironizon Paloka: Kur futesh
Edi Paloka

TIRANË- Kreu aktual i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas artikullit të Zërit të Amerikës, i cili shkruan se PD është financuar nga Rusia në vitin 2017, vit në të cilin ka qënë në drejtim të partisë Lulzim Basha. Teksa ka ndarë artikullin në faqen e tij të 'Facebook', Paloka me ironi kujton se kush futet në pazar edhe blen edhe shet mirëpo edhe e blejnë edhe e shesin. 

'Kur futesh ne pazar , blen dhe shet po dhe te blejne e te shesin…! Kujtese per te tjeret !'- shkruan Paloka.

PD u financua nga Rusia në 2017-ën, ironizon Paloka: Kur futesh

Çfarë ndodhi sot?

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’. Gjithçka erdhi pasi firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin.

edi paloka rusia financon pd lobingu rus ne shqiperi

Sondazh

Poll