Bota

Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale ndaj grave, në Kosovë kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit

Ky organizim po ndërmerret për të tërhequr vëmendjen e institucioneve pas rasteve të shumta të përdhunimeve, kryesisht të miturave, që kanë ndodhur javët e fundit në vend.

14 Shtator 2022, 08:12 Nga d.a.
Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale ndaj grave, në Kosovë
Protesta ne Kosove

KOSOVË- Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, sot ka ndërmarrë një aksion simbolik rreth orës 07:50 para Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ky organizim po ndërmerret për të tërhequr vëmendjen e institucioneve pas rasteve të shumta të përdhunimeve, kryesisht të miturave, që kanë ndodhur javët e fundit në vend.

Aktivistët kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi. Po ashtu kërkuan heqjen e lëndës së dhunimit të 11-vjeçares nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.

Anita Mjeku, aktiviste, tha se përmes këtij institucioni mirëmbahen neglizhentë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen në bashkëfajtorë të krimeve me baza gjinore.

“Sot ne i shpallim Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtij institucioni mbrapa mirëmbahen neglizhentë, seksistë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkefajtorë të krimeve me bazë gjinore”, tha ajo.

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë në një park publik të Prishtinës më 27 gusht, rast i cili shkaktoi protesta të shumta në vend si dhe në Tiranë dhe në Shkup. Pvrpos këtij rasti gjatë kësaj jave janë raportuar mbi 5 raste të tjera përdhunimi dhe ngacmimi seksual ku 3 ndër to kanë qenë të mitura.

 

perdhunohet 11-vjecarja ne kosove ruhan salihu kujtim munishi

Sondazh

Poll