Bota

Kosova nën sulmin e hakerave/ Prej një jave të gjitha institucionet shtetërore në "shënjestër"

Dhe këtë të martë Kosova ka rënë pre e një sulmi kibernetik ku "shënjestër" ishte Telekom. Mësohet se nga sulmi ka pasur vetëm probleme me qasjen në internet i cili për pak kohë është ndërprerë.

13 Shtator 2022, 20:17 Nga e.k
Kosova nën sulmin e hakerave/ Prej një jave të gjitha
Godina e qeverisë së Kosovës

PRISHTINË- Kosova nuk u ka shpëtuar sulmeve kibernetike që kanë prekur rajonin javët e fundit. Prej një jave faqet zyrtare të institucioneve në Kosovë kanë qenë objekt i një sulmi DDos.

Zyrtyarët e Prishtinës shprehen se dëmi i shkaktuar nga sulmet kibernetike ka prekur vetëm shërbimin e internetit duke sqaruar se nuk ka pasur probleme ne qasjen e faqeve të ministrive të ndryshme,  kryeministrisë, si edhe në faqen e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë bëhet me dije se nga sulmi nuk janë prekur të dhënat eë institucioneve.

Dhe këtë të martë Kosova ka rënë pre e një sulmi kibernetik ku "shënjestër" ishte Telekom. Mësohet se nga sulmi ka pasur vetëm probleme me qasjen në internet i cili për pak kohë është ndërprerë.

Me anë të një deklarat qeveria e Kosovës u shpreh se sistemi është rikthyer në punë si dhe sqaroi qytetarët se nuk është prekur asnjë e dhënë e tyre.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmve kibernetike që kanë prekur Kosovën në javët e fundit. Qeveria e Kosovës bën me dije se po punon për të identifikuar sulmuesit pasi ka gjetur adresat e IP të kompjuterëve nga ku janë kryer sulmet.

Sulmi kibernetik vuri në alarm jo vetëm Shqipërinë por dhe rajonin duke marrë parasysh se sulmet kibernetike kohët e fundit kanë qenë prezente në rajon. Kosova u godit nga një tjetër sulm kibernetik vetëm 7 ditë më parë ku sërish u sulmuan institucionet shtetërore të vendit. Ndërkohë ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ndërpreu një konferencë për shtyp në Prishtinë për t'u nisur me urgjencë drejt Tiranës për të zhvilluar një takim me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në takimin "kokë më kokë" që zgjati rreth 2 orë besohet se në fokus të bisedimeve mund të ketë qenë dhe siguria kibernetike duke marrë parasysh sulmet e fundit të ndodhura në të dy vendet.

sulmi kibernetik ne kosove

Sondazh

Poll