Bota

FOTO/ Arkivoli i Mbretëreshës niset me avion ushtarak drejt Londrës! Turmat mblidhen në Pallatin Buckingham

Avioni ushtarak që mban arkivolin e Mbretëreshës tani është në fluturim dhe do të zbarkojë në Northolt, në perëndim të Londrës, për rreth një orë. Ndërkohë që arkivoli i monarkes pritet të mbërrijë në Buckingham, qindra njerëz po i drejtohen zonës jashtë Pallatit.

13 Shtator 2022, 19:33 Nga e.k
FOTO/ Arkivoli i Mbretëreshës niset me avion ushtarak drejt
Arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II

BRITANI- Pas 24 orësh  ku qëndroi në Katedralen e Shën Giles, në Skoci, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po transportohet drejt Pallatit Buckingham.

FOTO/ Arkivoli i Mbretëreshës niset me avion ushtarak drejt

Avioni ushtarak që mban arkivolin e Mbretëreshës tani është në fluturim dhe do të zbarkojë në Northolt, në perëndim të Londrës, për rreth një orë. Ndërkohë që arkivoli i monarkes pritet të mbërrijë në Buckingham, qindra njerëz po i drejtohen zonës jashtë Pallatit.

FOTO/ Arkivoli i Mbretëreshës niset me avion ushtarak drejt
Turma të mëdha njerëzish po mblidhen jashtë Pallatit Mbretërore në pritje të mbërritjes së trupit të Mbretëreshës Elisabeth II

Ndërkohë pak minuta më parë në Pallatin Buckingham mbërriti dhe Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camilla pasi u kthyen nga Irlanda e Veriut ku u takuan me liderët e vendit.

FOTO/ Arkivoli i Mbretëreshës niset me avion ushtarak drejt
Mbreti Charles mbërrin në Pallatin Mbretëror në Londër

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll