Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, Borrell: Duhet të nisim negociatat e paqes

Sipas Borrell, ka çështje që nuk mund të zgjidhen pa rusët, siç janë negociatat nën kujdesin e OKB -së, të cilat bënë të mundur zhbllokimin e furnizimit të produkteve bujqësore në tregjet globale.

13 Shtator 2022, 18:15 Nga I.A
Lufta Ukrainë-Rusi, Borrell: Duhet të nisim negociatat e paqes
Josep Borrell

BRUKSEL- Është e nevojshme të negociohet me Rusinë për një sërë çështjesh, duke përfshirë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, tha të martën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Sipas Borrell, ka çështje që nuk mund të zgjidhen pa rusët, siç janë negociatat nën kujdesin e OKB -së, të cilat bënë të mundur zhbllokimin e furnizimit të produkteve bujqësore në tregjet globale.

“Nuk e di se kur mund të fillojnë negociatat e paqes, dhe në çdo rast, së pari duhet një armëpushim. Unë nuk jam dikush që t'ia rekomandoj presidentit ukrainas. Është e qartë se sa më shpejt të fillojnë negociatat, aq më mirë. Por këto ndodhin kur kushtet janë të përshtatshme, kur e lejon vullneti i agresorit. Të gjithë liderët që folën me Putinin janë kthyer me të njëjtën përgjigje, se ai nuk dëshiron të hapë negociata derisa të arrijë rezultatet e tij ushtarake. Pra, në vend që të pyesni Zelenskyn, duhet të pyesni agresorin”, tha Borrell.

josep borrell lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll