Bota

VITI 1984- Hapet dosja, Sigurimi i Shtetit ka përgjuar Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe Tiranë

Në pamjet e publikuara nga Fevziu, Ibrahim Rugova ishte përgjuar edhe pse kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri. 

13 Shtator 2022, 17:59 Nga k.m.
VITI 1984- Hapet dosja, Sigurimi i Shtetit ka përgjuar Ibrahim Rugovën
 Ibrahim Rugova

TIRANË- Gazetari dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka publikuar një video ku tregon për gjetjen e dosjes së sigurimit të shtetit shqiptar në të cilën tregohet se si është përgjuar Ibrahim Rugova për 20 vjet nga Sigurimi i Shtetit. Në pamjet e publikuara nga Fevziu, Ibrahim Rugova ishte përgjuar edhe pse kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri. 

“Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentat se si për 20 vjet, Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri. është viti 1984. është dosje ndjekjeje, ndiqej Ibrahim Rugova,"-thotë në video moderatori.

POSTIMI I FEVZIUT: 

 ibrahim rugova

Sondazh

Poll