Bota

Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit/ Borrell: Armiqësive t'u jepet fund, uluni në tryezën e bisedimeve

Borrell shtoi se një i dërguar i posaçëm i BE-së do të shkonte në rajon “për të mbështetur de-përshkallëzimin e nevojshëm dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e dialogut të Brukselit midis udhëheqësve armenë dhe azerbajxhanas”

13 Shtator 2022, 14:34 Nga e.k
Përplasje ushtarake mes Armenisë dhe Azerbajxhanit/ Borrell:
Joseph Borrell

BRUKSEL- Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian ka bërë thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive” midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Është e domosdoshme që armiqësitë të marrin fund dhe të dy vendet të ulen në tryezën e bisedimeve. Të gjitha forcat duhet të kthehen në pozicionet e tyre para këtij përshkallëzimi dhe armëpushimi duhet të respektohet plotësisht”, tha Joseph Borrell në një postim në Twitter.

Borrell shtoi se një i dërguar i posaçëm i BE-së do të shkonte në rajon “për të mbështetur de-përshkallëzimin e nevojshëm dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e dialogut të Brukselit midis udhëheqësve armenë dhe azerbajxhanas”.

joseph borrell lufta armeni-azerbajxhan

Sondazh

Poll