Bota

Lavrovit i miratohet viza, pritet të niset djret SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Rusia prej javësh ka kritikuar SHBA-në për mosdhënien e vizave për anëtarët e delegacionit rus për të marrë pjesë në seancën e 77-të të asamblesë, e cila hapet sot në Nju Jork.

13 Shtator 2022, 14:23 Nga d.a.
Lavrovit i miratohet viza, pritet të niset djret SHBA për të
Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe anëtarëve të një delegacioni rus janë pajisur me viza për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njoftoi një agjenci ruse e lajmeve, duke cituar ministrinë e jashtme.

Rusia prej javësh ka kritikuar SHBA-në për mosdhënien e vizave për anëtarët e delegacionit rus për të marrë pjesë në seancën e 77-të të asamblesë, e cila hapet sot në Nju Jork.

“Sot iu dhanë viza Lavrovit dhe një numri të atyre që do ta shoqërojnë atë”, citon Interfax të ketë thënë ministria e jashtme.

Moska ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet të bllokojë pjesëmarrjen e plotë të Rusisë në asamblenë e përgjithshme duke vonuar dhënien e vizave për rusët për të marrë pjesë. Sesionet e nivelit të lartë të forumit fillojnë javën e ardhshme.

Kremlini tha sot se SHBA po “shkel detyrimet e saj” duke mos lëshuar viza për delegacionin e plotë të Rusisë dhe tha se po ndërmerrte hapa për të kërkuar llogari nga OKB-ja dhe SHBA-ja për situatën.

sergei lavrov asambleja e pergjithshme e okb

Sondazh

Poll