Bota

Zelensky takim zyrtar të martën me shefen e FMN-së

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të flasë me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva të martën, teksa Ukraina vazhdon të bëjë presion ndaj huadhënësit global për një program financimi të plotë.

13 Shtator 2022, 09:42 Nga s.s
Zelensky takim zyrtar të martën me shefen e FMN-së
Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të flasë me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva të martën, teksa Ukraina vazhdon të bëjë presion ndaj huadhënësit global për një program financimi të plotë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se po kërkojnë një program të FMN-së me vlerë prej 15 deri në 20 miliardë dollarë, megjithëse një shumë kaq e madhe shihet si e pamundur për të fituar miratimin e FMN-së, raporton Reuters.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së, në një sesion jozyrtar të hënën, diskutoi një plan që mund t'i ofrojë Ukrainës 1.4 miliardë dollarë ndihmë urgjente përmes Instrumentit të Financimit të Shpejtë të FMN-së.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll