Aktualitet

Si po shesin hakerat të dhënat: Një gigabite informacione, shitet 0.05 bitcoin! Kemi 2 mln numra telefonash

Hakerat kanë në dorë një databazë më më shumë se 2 milionë numra celularë, kryesisht të kartave të regjistruara në Shqipëri.

12 Shtator 2022, 23:23 Nga k.m.
Si po shesin hakerat të dhënat: Një gigabite informacione, shitet
Foto ilustruese

TIRANË- Irani duket se po vazhdon sulmin ndaj Shqipërisë dhe të dhënave të qytetarëve. Gazetarja Dorjana Bezat ka komunikuar nëpërmjet Telegramit me hakerat që kanë sulmuar sistemin TIMS në vendin tonë. Në grupin e hapur në Telegram, ata publikojnë materiale me të dhënat që marrin nga qeveria shqiptare dhe jo vetëm.

Po ashtu, sipas Bezat, ata kanë në dorë një databazë më më shumë se 2 milionë numra celularë, kryesisht të kartave të regjistruara në Shqipëri. Gjatë kontaktit me këtë grup hakerash, të cilët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë çdo javë me publikimin e të dhënave të marra nga sistemet shqiptare. Jo vetëm kaq, por të dhënat e përftuara nga e-Albania ata i kanë nxjerrë në shitje ku një gigabite informacione shitet 0.05 bitcoin.

Megjithatë nuk ndalen me aq, por pretendojnë se të dhënat e përftuara nga TIMS ata ua kanë shitur disa personave në Shqipëri dhe kjo dihet nga ana e qeverisë. Sipas tyre, këto sulme po i bëjnë për të nxjerrë në pah korrupsionin e qeverisë.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll