Aktualitet

Robert Joseph: Irani do hidhte në erë MEK, do vdisnin me qindra!

Joseph tha se Irani ka vërtetuar se ka qenë një aktor i keq, një diktaturë e cila ka sponsorizuar terrorizmin global për gati 40 vjet.

12 Shtator 2022, 21:55 Nga I.A
Robert Joseph: Irani do hidhte në erë MEK, do vdisnin me qindra!
Robert Joseph

TIRANË- Ambasadori Robert Joseph, ish-nënsekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurisë Ndërkombëtare, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni për emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi sulmet kibernetike iraniane në Shqipëri.

Joseph tha se Irani ka vërtetuar se ka qenë një aktor i keq, një diktaturë e cila ka sponsorizuar terrorizmin global për gati 40 vjet. Më tej ambasadori deklaroi se në rastin e Shqipërisë kemi sulmet kibernetike kundër qeverisë, dhe s’është nevoja të shohim përtej Teheranit për këto sulme.

Ndër të tjera ambasadori Joseph tha se irani ka dashur të hedhë në erë MEK dhe do të vdisnin me qindra ndërsa shtoi se Irani vijon punën për krijimin e armëve bërthamore.

"Vendos destabilitetin, e vendosi një destabilitet të tillë në Siri dhe vijon punën për krijimin e armëve bërthamore. Ka viktimizuar popullin e vet duke i mohuar popullit iranian të drejtat bazë dhe liritë themelore që i gëzojnë të gjithë individët. MEK është grup opozitar që mbështet krijimin e Iranit të lirë dhe demokratik.

Kjo është arsyeja pse e mbështes, nuk listohet si organizatë terorriste. Organizatat terroriste janë ato që janë instaluara nëpër shtete dhe gjendet konkretisht në sistemin dhe në regjimin e tyre. Irani ka sponsorizuar një akt të drejtpërdrejtë terrorizmi në Europë.

Është gjetur fajtor në sistemin e gjykatave belge. Ka dashur të hedhë në erë një grup të opozitës, MEK, në këtë rast do kishin vdekur me qindra. Ata të cilët janë terroristët, janë vetë regjimi i Iranit.

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, kur shohim terrorizmin dhe sponsorët e terorrizmit s’është nevoja të shohim përtej Teheranit dhe diktaturës fetare.”-tha Joseph.

Marrë nga Syri.net

robert joseph

Sondazh

Poll