Art&Argëtim

Festivali i 79-të i Filmit në Venecia; 'Luani e Artë' e merr dokumentari amerikan "All the Beauty and the Bloodshed"

Dokumentari amerikan "All the Beauty and the Bloodshed" u nderua me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia.

10 Shtator 2022, 22:59 Nga k.m.
Festivali i 79-të i Filmit në Venecia; 'Luani e Artë' e
Pamje nga Venecia

VENECIA- Aktorja australiane Cate Blanchett u nderua me çmimin për aktoren më të mirë. Dokumentari amerikan "All the Beauty and the Bloodshed" u nderua me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi francez "Saint Omer" u vlerësua me 'Luanin e Argjendtë'. Aktorja australiane Cate Blanchett fitoi çmimin për aktoren më të mirë, çmimin e dytë të karrierës së saj në Venecia, për interpretimin e saj si dirigjente orkestre në filmin e Todd Field "Tár".

Irlandezi Colin Farrell mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e fermerit në komedinë e zezë "The Banshees of Inisherin". Ndërsa regjisori i burgosur iranian Jafar Panahi, i cili nuk mundi të shkonte në Venecia për të shoqëruar filmin e tij "Arinjtë nuk ekzistojnë", iu dha një çmim special nga komiteti i Festivalit të Filmit në Venecia.

Çmimet kryesore:

- Filmi më i mirë: "All the Beauty and the Bloodshed" nga Laura Poitras (SHBA)

- Çmimi i madh i jurisë dhe Luani i së Ardhmes: "Saint-Omer" nga Alice Diop (Francë)

- Çmimi i regjisorit iu dha italianit Luca Guadagnino për filmin "Bones and all"

Çmimi për aktoren më të mirë: Cate Blanchett për rolin e saj në 'Tàr' të Todd Field

- Çmimi për aktorin më të mirë: Colin Farrell për rolin e tij në filmin The Banshees of Inisherin të Martin McDonagh 

- Çmimi Marcello Mastroianni për aktoren Taylor Russell për rolin e saj në 'Bones and all'

- Çmimi Special i Jurisë: "Arinjtë nuk ekzistojnë", nga Jafar Panahi (Iran)

- Çmimi për skenarin më të mirë: "The Banshees of Inisherin" nga Martin McDonagh

venecia festivali i venecias

Sondazh

Poll