Politike

PD-ja në Shkodër-Topallit: Dikur e promovoje Valdrinin, ke mik Luigjin. Ramën e mbron në situata të vështira

14 Gusht 2019, 13:24 Nga DOSJA
PD-ja në Shkodër-Topallit: Dikur e promovoje Valdrinin, ke mik

SHKODËR– Deaga e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas deklaratës së Jozefina Topallit, e cila u tregua e ashpër me opozitën duke e akuzuar se ishte pikërisht kryetari Lulzim Basha ai që ia dha mundësinë kandidatit të PS-së, Valdrin Pjetri të futej në Shkodër, me djegien e mandateve.

Në një status në Facebook, Partia Demokratike shkruan se Topalli  reagon sa herë që Rama është në situatë të vështirë pasi për Pjetrin dhe për akuzat lidhur me të nuk ka reaguar aspak.

PD-ja thekson më tej se vetë Topalli gjatë kohës që qeveriste PD-ja, për hatër të Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut të saj, e promovonte Pjetrin në poste drejtuese.

Reagimi i Partisë Demokratike

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

Jozefina Topalli ka reaguar ditën e sotme pas akuzave të Bashës se kryebashkiakët e Ramës janë të gjithë të përfshirë në probleme me drejtësinë dhe trafikë droge. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jozefina topalli partia demokratike jozefina topalli partia demokratike

Sondazh

Poll