Politike

Rama paralajmëron fëmijët: Do ketë sanksione për ata që dëmtojnë librat

Rama tha se fëmijët duhet të respektojnë librat dhe t’i ndajnë me shokët e në këtë mënyrë të edukohen edhe për ndarjen e vlerave.

11 Shtator 2022, 19:10 Nga I.A
Rama paralajmëron fëmijët: Do ketë sanksione për ata
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Abetarën e re të përbashkët Shqipëri-Kosovë pasditen e sotme. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk la pa paralajmëruar sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat. Rama tha se fëmijët duhet të respektojnë librat dhe t’i ndajnë me shokët e në këtë mënyrë të edukohen edhe për ndarjen e vlerave.

“Libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta mësuar. Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë dhe mësuesit për fëmijët dhe mësuesit, dhe mbase duhet përcaktuar një rregull se ata që librat i dorëzojnë në gjendje që nuk mund të përdoren më, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Nuk bëhet fjalë për shumicën, ata bëjnë gjënë e duhur, por për atë pakicë që nuk e bënë këtë duhet të ketë dhe një sanksion”, tha Rama.

edi rama rama sanksionin femijet

Sondazh

Poll