Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Gjirokastër, 21-vjeçarja në gjendje të rëndë, transportohet drejt Traumës

Në aksident mbeti i plagosur edhe shoferi i mjetit, 24-vjeçari Redon Xhanari, gjendja e të cilit është e qëndrueshme.

12 Shtator 2022, 07:38 Nga A.B
Aksidenti i trefishtë në Gjirokastër, 21-vjeçarja në
Aksident

GJIROKASTËR- Sidorela Memushi, 21-vjeçarja e plagosur nga aksidenti i trefishtë në rrugën Tepelenë-Gjirokastër është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Ajo u shtrua fillimisht në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, mirëpo ajo kishte skalpin e kokës të dëmtuar, plagë mbi sy me hematomë dhe dëmtime të këmbëve, ndaj u vendos që të transportohej në Tiranë.

Bashkë me të mbeti i plagosur edhe shoferi i mjetit, 24-vjeçari Redon Xhanari, gjendja e të cilit është e qëndrueshme.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Në aksident u përfshinë tre mjete. Njërës prej tyre ia ka prerë rrugën një lopë e nga frenimi i menjëhershëm i dy makinave të tjera të cilat ishin në distancë të afërt mësohet se ka ndodhur edhe përplasja me makinën e parë. Të plagosur kanë mbetur të rinjtë që udhëtonin me makinën e tretë, Redon Xhanari nga Gjirokastra dhe Sidorela Memushi nga Tepelena.

aksident ne aksin gjirokaster-tepelene sidorela memushi redon xhanari

Sondazh

Poll