Aktualitet

Sanksionet e Ramës për fëmijët, reagimet: Mirë që s'po i fut në burg 

Për këtë paralajmërim, gazetarja Beti Njuma ka pyetur se çfarë sanksionet do vendosë Rama për fëmijët e klasës së parë. 

11 Shtator 2022, 22:15 Nga I.A
Sanksionet e Ramës për fëmijët, reagimet: Mirë që
Edi Rama

TIRANË- Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për vogëlushët që hyjnë në klasë të parë ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik. Gjatë prezantimit të abetares së klasës së parë pasditen e sotme, Rama paralajmëroi sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat e tyre. 

Për këtë paralajmërim, gazetarja Beti Njuma ka pyetur se çfarë sanksionet do vendosë Rama për fëmijët e klasës së parë. 

Postimi i Beti Njuma

Hahahahahahahaah! Rrofsh që s’po na i çon në burg! Vras mendjen çfarë sanksionesh do t’u vendosë vogëlushëve të klasës së parë, sanksione si ndaj Rusisë apo Iranit?! 

Ndërsa aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj ka deklaruar se edhe ditën kur prezantohet abetarja, Rama nuk mund të fokusohet te aspektet pozitive por tek dënimet dhe sanksionet.

Postimi i Altin Haziraj

Edhe në një ditë të bukur, kur prezantohet Abetarja e përbashkët, Rama nuk mund të fokusohet tek aspektet pozitive të të përçuarit të një mesazhi, por vetëm tek dënimet dhe sanksionet e ka mendjen! S'kanë faj fëmijët e shkretë që kur i pyesin për të ardhmen, 100% (të gjithë pa përjashtim) të thonë që duan të ikin nga Shqipëria! Çfarë prindërish ka patur ky që nuk ia paskan mësuar sesi të gëzohet e të lerë të gëzohen njerëzit, qofte edhe një ditë?!

edi rama beti njuma altin hazizaj rama sanksionin femijet

Sondazh

Poll