Bota

E rëndë në Kosovë, mbytet fëmija 2-vjeçar në Pishinë

Gashi njoftoi se viktima është gjetur në një bazen në shtëpinë e saj. Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog.

11 Shtator 2022, 17:26 Nga I.A
E rëndë në Kosovë, mbytet fëmija 2-vjeçar
Foto ilustruese

GREQI- Një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka vdekur sot në fshatin Zallq të Istogut. Kallxo shkruan se rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi njoftoi se viktima është gjetur në një pishinë të vogël në shtëpinë e saj. Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog.

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogel vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore” – tha Gashi.

mbytet 2-vjeçarja ne kosove

Sondazh

Poll