Bota

Retorika e ashpër mes vendeve, Mitsotakis: Jam i gatshëm ta takoj Erdogan

Pas një jave me retorika, vjen përgjigjia e Mitsotakis.

11 Shtator 2022, 16:45 Nga F.M
Retorika e ashpër mes vendeve, Mitsotakis: Jam i gatshëm ta takoj
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi të dielën se Athina do të përpiqet t’i mbajë hapur kanalet e komunikimit me Ankaranë. Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis, pavarësisht komenteve “të papranueshme” të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është i gatshëm edhe të zhvillojë një takim me këtë të fundit.

“I konsideroj deklaratat e presidentit turk të papranueshme. Megjithatë, ne do të do të përpiqemi që t’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit, kam qenë gjithmonë i gatshëm të takohet me Erdogan,”- tha Mitsotakis

Presidenti turk e akuzon Greqinë se po pushton ishuj të demilitarizuar në detin Egje. Duke kujtuar Izmirin, Erdogan ka deklaruar se Turqia është gati të bëjë atë që duhet në momentin e duhur. Greqi reagoi përmes ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, i cili deklaroi se kushdo që mendon se mund të sulmojë Greqinë duhet të mendohet, pasi vendi i ka të gjitha kapacitetet e duhura për t’u kundërpërgjigjur.

recep tayip erdogan kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll