Bota

Arkivoli i Mbretëreshës largohet nga Balmoral, njerëzit dalin në rrugë për të ndjekur kortezhin

Qytetarëve u është kërkuar që të mos lënë arushë pelushi, tullumbace apo qirinj të ndezur në rrugë. 

11 Shtator 2022, 11:04 Nga A.B
Arkivoli i Mbretëreshës largohet nga Balmoral, njerëzit dalin
Qytetaret

MBRETËRI E BASHKUAR- Tashmë arkivoli i Mbretëreshës është larguar nga Balmoral. Qindra njerëz janë rreshtuar në Ballater për të pritur kortezhin e funeralit e Mbretëreshës. Fshati në Aberdeenshire është një nga vendet e para ku arkivoli do të kalojë pas largimit nga Balmoral.

Arkivoli i Mbretëreshës largohet nga Balmoral, njerëzit dalin

Dashamirësit kanë udhëtuar shumë larg, nga Glasgou në Singapor, për të arritur atje, madje disa prej tyre kanë bërë 8 orë rrugë. Edhe jashtë kështjellës ëindsor është e njëjta pamje.

Kjo skenë shihet në të gjithë vendin, me turma që mblidhen në rezidencat e mbretëreshës së ndjerë në Balmoral dhe në Pallatin Buckingham.

Kurora e ulur mbi arkivolin e Mbretëreshës, është bërë nga disa nga lulet e saj të preferuara të zgjedhura nga kopshti i Balmoral. Në kurorë janë të përfshira: Phlox, Dahlias, Bizele ëmbël, Limonium dhe Shqopa e bardhë.

Qytetarëve u është kërkuar që të mos lënë arushë pelushi, tullumbace apo qirinj të ndezur në rrugë. Parqet Mbretërore thanë se nuk do të pranohen dhurata apo objekte dhe se objektet jo me lule nuk duhet të sillen.

Mijëra njerëz kanë vendosur lule pranë Pallatit Buckingham, Kështjellës Windsor dhe Balmoral që kur u njoftuan për vdekjen.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll