Bota

VIDEO VIRALE- Mbreti Charles u kërkon ndihmësve të pastrojnë tavolinën

Charles shihet duke treguar me vëmendje objektet, duke u kërkuar ndihmësve të tij që t'i largojnë ato menjëherë.

11 Shtator 2022, 13:49 Nga A.B
VIDEO VIRALE- Mbreti Charles u kërkon ndihmësve të pastrojnë
Mbreti

MBRETËRI E BASHKUAR- Charles mund të ketë pritur të paktën shtatë dekada për t'u bërë Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, por atij nuk iu desh të priste vetëm disa orë për t'u bërë... viral.

Rasti ishte një moment nga ceremonia e djeshme, kur, pak çaste para nënshkrimit të Deklaratës së Trashëgimisë që shënon ngjitjen e tij zyrtare në fronin e Komonuelthit Britanik monarku u “kap” nga kamerat duke bërë gjeste të nxituara dhe këmbëngulëse për ndihmësit e tij për të pastruar tavolinën, ku duhej të ulej dhe të firmoste dokumentet.

Gjërat që e “irrituan” ishin një kuti stilolapsi dhe një bojë, të cilat thuhet se ia dhanë djemtë e tij, princat William dhe Harry. Në video, mbreti Charles shihet duke treguar me vëmendje objektet, duke u kërkuar ndihmësve të tij që t'i largojnë ato menjëherë.

Ky moment u bë objekt i... komenteve epike në Twitter: “Shërbëtori duhet të më pastrojë tavolinën time. Ata nuk mund të presin që unë t'i lëviz gjërat", tha njëri me shaka, ndërsa një tjetër shkroi: "Dita e parë në punë dhe jam i mërzitur. HAHAHA".

mbreti charles iii

Sondazh

Poll