Bota

Xhiruan skenën e njohur së bashku, ylli i 'James Bond': Nuk do ketë më si Mbretëresha Elisabeth

Aktori dhe Mbretëresha kanë filmuar një skenë të famshme në vitin 2012, për Lojërat Olimpike të Londrës.

11 Shtator 2022, 10:29 Nga A.B
Xhiruan skenën e njohur së bashku, ylli i 'James Bond': Nuk
Aktori dhe Mbreteresha

SHBA- Aktori Daniel Craig ka deklaruar se bota nuk do të shohë më një person si Mbretëresha Elisabeth. Ylli i James Bond është prekur shumë nga lajmi i ndarjes nga jeta të Mbretëreshës.

Duke reflektuar për periudhën që kaloi kur filmoi me Mbretëreshën, Craig tha për BBC: "Çfarë gjëje e pabesueshme. Ne nuk do të shohim më kurrë një si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër."

Ai shtoi: "Jam shumë i pikëlluar, kështu që supozoj fat për Charles, me të vërtetë.

Ata të dy kanë filmuar një skenë të famshme në vitin 2012, për Lojërat Olimpike të Londrës.

Në sekuencë, Craig shihet duke vizituar Pallatin Buckingham për të thirrur Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Mbretëresha e përshëndet atë duke i thënë: "Mirëmëngjes zoti Bond", përpara se dyshja të ecnin së bashku në korridorin e pallatit.

vdes mbreteresha elisabeth ii daniel craig

Sondazh

Poll