Bota

Plagoset një person në Pejë, Policia shkon në banesën e autorit, gjen armën Ak-47

Policia ka shkuar tek banesa e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll, gjatё të cilit kanë gjetur dhe sekuestruar njё (1) armё Ak 47 (e modifikuar.) Më pas është kryer edhe arrestimi i tij.

11 Shtator 2022, 08:13 Nga A.B
Plagoset një person në Pejë, Policia shkon në banesën e
Policia

KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme një person ka mbetur i plagogur nga një sulm me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, nё fshatin Lutogllavё- Pejё.

Ekipi mjekёsor ka transportuar të plagosurin nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe mё pas ai ёshtё dёrguar nё QKUK pёr trajtim tё mëtutjeshëm mjekёsor, njofton policia.

Fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim tё panjohur. Por, policia ka shkuar tek banesa e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll, gjatё të cilit kanë gjetur dhe sekuestruar njё (1) armё Ak 47 (e modifikuar.) Më pas është kryer edhe arrestimi i tij.

“Tek i njëjti ёshtё gjetur arma 7.65mm, njё (1) fishek dhe njё (1) gёzhojё e sё njёjtёs arme, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale”, njofton policia.

plagosje ne kosove

Sondazh

Poll