Art&Argëtim

“U tall me penisin tim bashkë me miqtë”, modeli akuza të rënda Katy Perry-t për abuzim seksual: Ndjehem patetik

14 Gusht 2019, 09:23 Nga DOSJA
“U tall me penisin tim bashkë me miqtë”, modeli akuza

SHBA– Josh Kloss, i cili ka punuar me Perry në setin e videos muzikore të saj “Teenage Dream” në 2010, thotë se këngëtarja u soll në mënyrë jo të duhur me të, vite më parë.

Modeli ka thënë se Katy Perry e sulmoi seksualisht në një festë në vitin 2012, por miqtë e saj thonë se këto deklarata janë të pavërteta.

Modeli ka bashkëpunuar vite më parë me Katy Perry-n, ku u shfaq në videoklipin muzikor “Teenage Dream” në vitit 2010. Ai ka akuzuar Katy Perry- n për sjellje seksuale të pahijshme gjatë një ngjarje ku të dy morën pjesë disa vite më parë.

Në një postim në Instagram, Josh Kloss tha se ylli I muzikës e poshtëroi atë. Katy Perry iu afrua atij në një aheng rreth vitit 2012 dhe Kloss tha: “Perry hoqi me shpejtësi mbathjet e mia Adidas aq sa mund t’i tregonte miqve të saj dhe turmës përreth nesh, penisin tim”.

Pas incidentit të pretenduar, Kloss tha se ndjehej “patetik dhe siklet”.                        

Vendimi i Kloss për të treguar historinë e tij vjen vetëm disa ditë pasi Perry festoi përvjetorin e nëntë të albumit të saj Teenage Dream, i cili e cilësoi atë si një nga yjet më të mirë në botë.

Burimi: BuzzFeed News

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuza për abuzim seksual josh kloss katy perry këngëtarja modeli akuza për abuzim seksual josh kloss katy perry këngëtarja modeli

Sondazh

Poll