Politike

Me mustaqe dhe yllin komunist, Malaj thumbon Veliaj: Xhaxhai i zi (FOTO)

14 Gusht 2019, 11:52 Nga DOSJA
Me mustaqe dhe yllin komunist, Malaj thumbon Veliaj: Xhaxhai i zi (FOTO)

Tiranë-Ende vijojnë sulmet e Arben Malajt ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliajt. Së fundmi Malaj ka publikuar një fotomontazh ku shfaqet kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me mustaqe, duke e quajtur në gjuhën turke “xhaxhai i zi”.  Në fotomontazh nuk mungon edhe ylli komunist.

Nuk kanë qenë të pakta kritikat e Malajt ndaj Veliajt kohët e fundit. Malaj është shprehur se Veliaj është një njeri i babëzitur që po vjedh qytetarët e Tiranës.

Nga ana tjetër socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të bëra publike. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij. Malaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, u shpreh se argumentet që kanë paraqitur socialistët, janë argumenta me nuanca të qarta politike. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj erion veliaj arben malaj erion veliaj

Sondazh

Poll