Politike

Betohet Pjerin Ndreu në biblotekën e Lezhës, i pranishëm edhe Sandër Lleshaj

14 Gusht 2019, 11:06 Nga DOSJA
Betohet Pjerin Ndreu në biblotekën e Lezhës, i pranishëm

Lezhë- Ditën e sotme është betuar kryetari i ri i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe njëkohësisht është konstituuar Këshilli Bashkiak. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm.

Reagimi i plotë i Sandër Lleshajt:

Sot u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe Kryetari i ri i Bashkisë Pjerin Ndreu u betua që të shërbejë gjatë mandatit të tij për të gjithë lezhjanët.

Premtimet për zhvillimin ekonomik të zonës janë përkthyer në projekte konkrete, të cilat kanë mbështetje nga qeveria. Për 4 vitet e ardhshme do të ketë më shumë vëmendje për turizmin, agrikulturën dhe infrastrukturën.

Lezha duhet të marrë dinjitetin që i takon, qoftë nëpërmjet mirë-administrimit të pushtetit vendor, ashtu dhe prej mbështetjes qeveritare. Ky qytet historik duhet të përbëjë një nyje tërheqëse për turizmin dhe nëpërmjet Shëngjinit, duhet të kthehet në një portë të rëndësishme komunikimi të Shqipërisë me botën. Kënaqësi që në ceremoni sot mori pjesë dhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi. Për Lezhën që duam!

Foto nga ceremonia

Që pas 30 qershorit, zgjedhje në të cilat opozita nuk mori pjesë ka nisur konstituimi i Këshillëve Bashiake teksa pushtetin e ka marrë Partia Socialiste. Ka pasur përplasje. Për çështjen e dorëzimit të bashkive ka pasur tensione në Kavajë, Devoll dhe Kamëz. Protesta, kundërshtime por socialistët kanë mundur të marrin bashkitë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohet pjerin ndreu sander lleshaj betohet pjerin ndreu sander lleshaj

Sondazh

Poll