Politike

Rihapet diskoja e sherreve Havana, Braçe: Do apelojmë vendimin, padi për kanosje ndaj tatimorëve (Foto)

14 Gusht 2019, 11:11 Nga DOSJA

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka publikuar një denoncim në rrjetet e tij sociale, kundrejt një gjyqtari që ka hequr bllokimin e diskos “Havana” në dhërmi, pasi kjo e fundit u mbyll në kuadër të aksionit anti-informalitet.

Në një status në rrjetet sociale, Braçe shkruan se gjyqtari Skënder Haluci në një seancë gjyqësore ka hequr bllokimin e diskos Havana pa lajmëruar asnjë nga Tatimet.

Më tej zv/kryeministri thekson se kjo gjë është e mirëplanifikuar për ta organziuar këtë gjë në kurriz të interes publik dhe të të ardhurave të buxhetit.

Braçe gjithashtu bën me dije se do ngrejë një padi pasi për kanosje ndaj inspektorëve të tatimeve dhe për apelimine vendimit të marrë për rihapjen e Havanës.

Vendimi

Statusi i plotë i Braçes

Gjykata private e evazionit fiskal,
havana, kercenimet dhe
zero milimetra pas!

Nje gjykates, tek pulle nje i tille,
ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet,
madje ne “dhome keshillimi”,
ka hequr bllokimin mbi #HAVANADHERMI.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet.
Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore,
edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen;
CESHTJA E #HAVANADHERMI ESHTE LENDE E GJYKATES ADMINISTRATIVE!

Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse
nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar. Pra, cdo gje e miremenduar,
rakorduar e kryer sic deshen;
e gjitha ne kurriz te interesit publik, te ardhurave e buxhetit,
demtuar rende nga 
mos dokumentimi i vijueshem, 
i perseritur i qarkullimit tek #havana.

Kete here edhe ne gjykaten private! Poo, tani e kam shume te qarte: evazioni fiskal 
ka gjykaten e tij private, ne drejtesine e vjeter e te korruptuar!

E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!
Pas politikes,
paralizuar nga vullneti politik 
per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,
#DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit!

Disko Havana u mbyll në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Rama ndau me të gjithë lajmin se disco e njohur “Havana” është mbyllur për shkak se nuk kishtë lëshuar kuponin tatimor.

Disco “Havana” u bë e njohur për shkak të sherreve më armë që kanë ndodhur brenda ambienteve të saj, ndërkohë që ajo u mbyll vetëm prej kuponit tatimor.

Ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një Vijon puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiëani. Ky i fundit vetëm përkohësisht pasi u rihap me vendim Gjykate.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike disco havana erion brace rihapet disko havana disco havana erion brace rihapet disko havana

Sondazh

Poll