Bota

Katër të lënduar në një aksident në Suharekë, makina drejtohej nga një i mitur

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe policia ka njoftuar që në drejtimin e mjetit ka qenë po një i mitur i cili ka marrë dhe plagë më të rënda për pasojë është dërguar drejt Prishtinës.

10 Shtator 2022, 14:30 Nga d.a.
Katër të lënduar në një aksident në Suharekë,
Aksident

KOSOVË- Katër të mitur kanë marrë plagë të lehta dhe janë lënduar si pasojë e një aksidenti në qytetin e Suharekës në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe policia ka njoftuar që në drejtimin e mjetit ka qenë po një i mitur i cili ka marrë dhe plagë më të rënda për pasojë është dërguar drejt Prishtinës.

Vozitësi dhe tre pasagjer të mitur meshkuj pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen në emergjencën e Suharekës. Vozitësi për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Policia është ende duke punuar për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes si dhe zbardhjen e saj se në pronësi të kujt ishte mjeti që drejtohej nga i mituri.

policia e kosoves aksident në kosovë

Sondazh

Poll