Art&Argëtim

“Kam një propozim të madh për ty, më shkruaj”, Beatrix Ramosaj propozohet nga aktori argjentinas

Beatrix është shfaqur nostalgjike duke ndarë një video kolazh me disa momente të saj nga eksperienca në “Big Brother Vip”.Victorio DAlessandro i ka lënë një mesazh në sektorin e komenteve se ka një propozim të madh për të.

10 Shtator 2022, 15:06 Nga s.s
“Kam një propozim të madh për ty, më shkruaj”,
Beatrix Ramosaj

TIRANË- Beatrix Ramosaj është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Ajo vitin e kaluar ishte pjesëmarrëse e edicionit më të famshëm në Shqipëri ‘Big Brother VIP’.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj private dhe profesionale. Së fundmi, këngëtarja është shfaqur nostalgjike duke ndarë një video kolazh me disa momente të saj nga eksperienca në “Big Brother Vip”.

Krahas videos, ajo ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm e cila shkruan: “Duke ndryshuar botën një person në një kohë. Ju lutemi vazhdoni të jeni të sjellshëm, të dashuroni dhe të mbështesni njëri-tjetrin. Rëndësi ka vetëm atë që ju jepni në botë dhe veprimet tuaja ndaj të tjerëve. Jeta është vërtet e çmuar, bëje atë më të mirën. Dashuri dhe mirënjohje për të gjithë”.

Ajo ka marrë shumë komente të ndryshme nga fansat e saj si pozitive po ashtu edhe negative, por komenti që ka rënë më shumë në sy ishte ai i koment nga një aktor argjentinas. Victorio DAlessandro i ka lënë një mesazh në sektorin e komenteve ish-banores së “Big Brother Vip”.

“Kam një propozim të madh për ty, më shkruaj”, ka shkruar argjentinasi duke ngjallur kureshtje kështu nëse midis tyre është zhvilluar ndonjë bisedë private ose jo.

“Kam një propozim të madh për ty, më shkruaj”,
Mesazhi i aktorit në postimin e Beatrix Ramosaj

beatrix ramosaj kengetare aktor victorio dalessandro

Sondazh

Poll