Art&Argëtim

'The Crown'- Prodhimi i sezonit 6 'mund të ndalet' për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II

Sipas Deadline, krijuesi i serialit Peter Morgan tha se prodhimi i sezonit të gjashtë dhe të fundit do të ndalet për një kohë të pacaktuar.

9 Shtator 2022, 15:09 Nga k.m.
'The Crown'- Prodhimi i sezonit 6 'mund të ndalet'
Foto nga seriale "The Crown"

BRITANI E MADHE- Një serial që lidhet fort me familjen mbretërore britanike është "The Crown", prodhim i Netflix, i cili tashmë është në mes të prodhimit në sezonin e tij të 6-të. Por në mënyrë të pashmangshme vdekja e Elizabeth ndikon në prodhimin.

Sipas Deadline, krijuesi i serialit Peter Morgan tha se prodhimi i sezonit të gjashtë dhe të fundit do të ndalet për një kohë të pacaktuar.

Netflix ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për këtë çështje. Deadline raporton gjithashtu se vdekja e Mbretëreshës nuk ishte saktësisht një surprizë pasi produksioni e ka parashikuar prej kohësh një ngjarje të tillë dhe është duke u përgatitur në përputhje me rrethanat.

Deri më tani nuk ka një datë të saktë për premierën e sezonit 5 të "The Crown" në Netflix, por ne e dimë se do të shfaqet në nëntor 2022.

the crown vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll