Art&Argëtim

Brad Pitt shet këmisha në kompaninë e tij të re “God’s True Cashmere”, më e lira kushton 1640 dollarë

Aktori Brad Pitt së fundmi foli për revistën American Vogue rreth kompanisë së tij duke thënë se ishte i apasionuar pas projektit. Aktori foli për kompaninë e tij të re “God’s True Cashmere” dhe për historinë e linjës së veshjeve të prodhuara në Itali, për të cilën u frymëzua së bashku me stilistin e bizhuterive Sat Harry.

10 Shtator 2022, 07:25 Nga s.s
Brad Pitt shet këmisha në kompaninë e tij të re
Brad Pitt

SHBA- Brad Pitt është një ndër aktorët më të famshëm botëror, i cili së fundmi foli për revistën American Vogue rreth kompanisë së tij duke thënë se ishte i apasionuar pas projektit. Aktori foli për kompaninë e tij të re “God’s True Cashmere” dhe për historinë e linjës së veshjeve të prodhuara në Itali, për të cilën u frymëzua së bashku me stilistin e bizhuterive Sat Harry.

Linja e veshjeve u lançua në vitin 2019 dhe filloi të shiste këmisha me kuadrate një vit më vonë, dhe së fundmi debutoi në dyqanin Selfridges të Londrës. Bashkëpunimi i aktorit dhe stilistes erdhi kur ata kuptuan se kishin një dëshirë të përbashkët për të nisur një biznes të bazuar në pëlhura të buta.

“Është e çuditshme sepse në fakt i thashë një stilisti se doja më shumë lesh Kashmiri jeshil dhe butësi në jetën time. Ne filluam të argëtoheshim me të dhe zgjeruam idenë”, tha Pitt.

Ndërsa stilisti i bizhuterive Sat Harry tha: “Koleksioni i veshjeve, me çmime që fillojnë nga 1640 dollarë për këmisha me mëngë të gjata me kopsa, fokusohet në detaje, ku secila këmishë përmban njëmbëdhjetë kopsa dhe shtatë në pjesën e përparme që i referohen shtatë çakrave të trupit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by God’s True Cashmere (@godstruecashmere)

Butonat nuk janë bërë nga materiale të tilla si plastika, por nga gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar si smeraldi, të cilët përfaqësojnë konceptet e pasurisë, dashurisë dhe mençurisë.

Bashkëthemeluesit e markës thanë: “Lesh kashmiri ka elegancë, cilësi dhe rehati. Është gjithashtu diçka që mund ta ruash për gjithë jetën diçka që mund ta kalosh dhe të bëhesh një trashëgimi”.

brad pitt

Sondazh

Poll